Transmetuar më 01-07-2026, 10:47

POGRADEC – Kanë dalë në dritë detaje të reja tronditëse lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar një ditë më parë pranë fshatit Pojskë, ku humbi jetën 32-vjeçari Amarildo Islamaj. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se automjeti që drejtohej nga viktima rezulton i vjedhur vetëm pak minuta përpara se të ndodhte përplasja fatale.

Sipas verifikimeve hetimore, 32-vjeçari, me origjinë nga Vlora, e ka gjetur mjetin me çelësat në kuadër në fshatin Leshnicë dhe është larguar menjëherë me të. Gjatë lëvizjes me shpejtësi në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke u përfshirë në një aksident të rëndë. Edhe pse u transportua me urgjencë për në spital, i riu nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Komisariati i Policisë Pogradec ka administruar dëshminë e pronarit ligjor të automjetit, i cili kishte denoncuar vjedhjen në momentin që kishte konstatuar mungesën e mjetit. Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes dhe krahasimi i të dhënave, grupi hetimor ka konfirmuar se autor i vjedhjes ishte pikërisht viktima e aksidentit. Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit