

TIRANË – Një grup protestuesish ka njoftuar se do të mblidhet sot në orën 10:00 para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku pritet të dorëzohet libri "Albanian Files", i firmosur nga pjesëmarrësit në protestë.
Sipas organizatorëve, tubimi është pjesë e protestave që po zhvillohen në Tiranë, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kësaj kërkese.
Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar se edhe në orën 19:00 do të zhvillohet protesta e radhës në kryeqytet. Sipas tyre, kjo do të jetë protesta e 32-të e organizuar në kuadër të kësaj nisme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






