Transmetuar më 01-07-2026, 07:12

1 Korrik – Shqipëria do të ndikohet këtë të mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë paradites priten kthjellime të shoqëruara me alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të dendësohen përgjatë zonave malore në lindje dhe juglindje të territorit. Pas orëve të pasdites, vranësirat do të shpërbëhen gradualisht, duke i lënë vend motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në shumicën e territorit, me përjashtim të vijës bregdetare. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes reshjet pritet të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit