Transmetuar më 30-06-2026, 21:56

Tiranë, 30 qershor 2026 – Gjatë protestës së 31-të të zhvilluar në Tiranë, organizatorët kanë paralajmëruar një tjetër aksion për ditën e nesërme, ku pritet të paraqiten në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas deklaratave të mbajtura gjatë tubimit, një nga organizatorët, Edison Lika, bëri të ditur se në orën 10:00 protestuesit do t’i drejtohen SPAK-ut për të dorëzuar materiale që ata i konsiderojnë prova në kuadër të kërkesës për hetime ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai e quajti materialin “The Albanian Files”, duke pretenduar se përmban elemente që, sipas tij, mbështesin kërkesat e tyre për vijimin e hetimeve institucionale.

Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij aksioni të paralajmëruar, të cilin e cilësojnë si një hap të radhës në vazhdën e protestave që po zhvillohen prej disa javësh në kryeqytet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit