

Pogradec, 30 qershor 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e re të Qafë Plloçës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas bluzave të bardha, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij është e stabilizuar.
Burime paraprake bëjnë të ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një momenti përgjumjeje të drejtuesit të automjetit, i cili mund të ketë humbur kontrollin e mjetit.
Në vendngjarje ndodhet Policia e Shtetit, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






