

Tiranë, 30 qershor 2026 – Meteorologia Lajda Porja ka bërë një parashikim mbi zhvillimet e motit për ditët në vijim, duke deklaruar se këtë javë pritet një periudhë me temperatura më të freskëta, ndërsa pas datës 7 korrik parashikohet rikthim i masave të nxehta në Europë.
E ftuar në një emision televiziv, Porja u shpreh se gjatë ditëve të enjte, premte, shtunë dhe të diel pritet një ulje e lehtë e temperaturave dhe kushte më të qëndrueshme atmosferike.
“Parashikoj që të kemi freskim të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën”, tha ajo.
Sipas saj, deri të mërkurën vendi do të vijojë të përballet me temperatura të larta, ndërsa në ditët në vijim pritet një rënie e lehtë e tyre, e shoqëruar me shtim të lagështirës.
Meteorologia shtoi se pas datës 7 korrik pritet të depërtojë një masë e nxehtë ajri në Europë, e cila fillimisht do të prekë gadishullin Iberik dhe më pas do të shtrihet në pjesë të tjera të kontinentit.
Ajo theksoi se në disa rajone të Europës mund të krijohen kushte për stuhi, rrebeshe shiu dhe breshër, si pasojë e përplasjes së masave të ndryshme ajrore.
Porja e krahasoi situatën e pritshme me verën e vitit 2023, e cila u shënua si një nga më të nxehtat në historinë e Europës, duke paralajmëruar mundësinë e temperaturave shumë të larta edhe gjatë këtij sezoni veror.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






