Transmetuar më 30-06-2026, 21:19

Tiranë, 30 qershor 2026 – Qeveria ka emëruar Valdrin Pjetrin në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar këtë të martë.

Me këtë vendim, Pjetri do të drejtojë Agjencinë e Trajtimit të Pronave, institucion përgjegjës për proceset e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, në bazë të legjislacionit në fuqi.

Valdrin Pjetri është diplomuar në Financë–Kontabilitet dhe zotëron një master të nivelit të dytë në Lidership. Ai ka një përvojë në administratën publike në disa institucione dhe funksione drejtuese.

Nga viti 2010 deri në vitin 2014, ai ka shërbyer si administrator pranë Ministrisë së Financave. Në periudhën 2014–2017 ka mbajtur detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vitin 2018 është emëruar drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa në vitin 2019 ka qenë kryeregjistrues dhe më pas prefekt i Qarkut Shkodër.

Prej vitit 2022, Pjetri ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit