Transmetuar më 30-06-2026, 21:05

Tiranë, 30 qershor 2026 – Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një prej pjesëmarrësve është shprehur për mediat duke theksuar se protesta e tyre synon të mbetet paqësore, pavarësisht tensioneve të krijuara gjatë tubimit.

Ai deklaroi se protestuesit kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe, sipas tij, kanë tentuar të ruajnë qetësinë mes protestuesve dhe forcave të policisë.

“Ne duam protestë paqësore, por ka forca që nuk duan paqe. Ne që ishim aty i dolëm përballë turmës për të mbrojtur edhe policinë, që protesta të mbetej paqësore”, u shpreh ai.

Protestuesi shtoi më tej se qytetarët nuk duhet të frikësohen dhe se, sipas tij, shqiptari u përkulet vetëm familjes dhe simboleve kombëtare.

“Mos të mendojnë se shqiptari trembet. Shqiptari i përulet vetëm Zotit, nënës dhe flamurit, askujt tjetër”, tha ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit