

Pogradec, 30 qershor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Gjithashtu, një pasagjer që ndodhej në automjet ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






