

Korçë, 30 qershor 2026 – Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut të Korçës, me situatën më problematike të regjistruar në bashkinë e Maliqit.
Sipas raportimeve nga terreni, si pasojë e erës janë rrëzuar disa pemë, ndërsa njëra prej tyre ka rënë mbi një automjet. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Punonjësit e shërbimeve vendore ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e pemës nga automjeti, si edhe për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Ndërkohë, në fshatin Orman, në bashkinë e Maliqit, është regjistruar breshër. Reshje breshëri janë raportuar edhe në një fshat të bashkisë Kolonjë.
Autoritetet vendore vijojnë monitorimin e situatës në terren për të evidentuar dëmet e mundshme të shkaktuara nga moti i keq.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






