Transmetuar më 30-06-2026, 19:07

Tiranë, 30 qershor 2026 – Shefi i Spitalit Universitar të Traumës, Agustin Suma, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së martës në autostradën Durrës–Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Suma bëri të ditur se pesë pacientë po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa dy prej tyre janë shtetas të huaj dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Pesë pacientë janë aktualisht në sallën e operacionit. Dy prej tyre janë shtetas të huaj dhe paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore", u shpreh ai.

Sipas shefit të Traumës, pesë të plagosur të tjerë janë në gjendje të stabilizuar dhe, bazuar në vlerësimin e ekipit mjekësor, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ai konfirmoi gjithashtu se mes të lënduarve ka edhe dy të mitur. Njëri prej tyre është në gjendje të stabilizuar, ndërsa tjetri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ekipet mjekësore vijojnë trajtimin e të plagosurve, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit