Transmetuar më 30-06-2026, 16:44

TIRANË – Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka dhënë detaje paraprake mbi aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të martë në autostradën Durrës–Tiranë, ku një autobus doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen.

Sipas Vatocit, nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi. Ai sqaroi se autobusi nuk është përfshirë në përplasje me ndonjë automjet tjetër, por, për arsye që ende po hetohen, ka dalë nga trajektorja e lëvizjes dhe është përplasur me trafikndarësen.

Bilanci i aksidentit është tragjik. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, një prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër janë jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve ndodhet edhe një fëmijë.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor vijojnë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e plota që çuan në daljen e autobusit nga rruga.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit