Transmetuar më 30-06-2026, 16:42

TIRANË – Bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës është rënduar. Përveç dy viktimave, 15 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes së autobusit të linjës Tiranë–Berat.

Sipas informacioneve paraprake, mes të lënduarve ka edhe fëmijë, ndërsa një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim në spital.

Aksidenti ndodhi pranë qendrës tregtare QTU, ku autobusi doli nga rruga dhe u përmbys. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe urgjencës mjekësore, të cilat ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe për transportimin e të lënduarve drejt spitaleve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e autobusit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit