Transmetuar më 30-06-2026, 13:42

TIRANË – Situata përpara Parlamentit vijon të mbetet mjaft e tensionuar, ndërsa përplasjet fizike mes qytetarëve dhe forcave të rendit janë përshkallëzuar.

Tensionet u rindizën pasi protestuesit qëlluan me vezë automjetin e një prej deputetëve që po largohej nga seanca plenare. Në atë moment, policia ndërhyri me forcë për të larguar turmën nga perimetri i sigurisë.

Nga pamjet e siguruara në terren, shihet një person i shtrirë në tokë duke marrë ndihmën e parë mjekësore pas përplasjes. Ndërkohë, efektivët kanë shoqëruar disa pjesëmarrës në protestë, ku mes të shoqëruarve raportohet se është edhe aktivisti Dritan Goxhaj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit