Transmetuar më 30-06-2026, 13:19

VLORË – Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot kritikëve që pretendojnë se pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri janë më të ulëta se në Greqinë fqinje.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen tre të rinj që punojnë si kamerierë në Lungomaren e Radhimës, Rama deklaroi se ata paguhen rreth 1000 euro në muaj, pa përfshirë bakshishet.

Kryeministri u shpreh se në sektorin e turizmit në Shqipëri pagat janë të larta dhe taksat janë më të ulëta. Ai ftoi këdo që ka dyshime të shkojë dhe ta verifikojë vetë në terren, duke theksuar se ajo që u mbetet në fund punonjësve këtu është shumë më tepër krahasuar me vendin fqinj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit