Transmetuar më 30-06-2026, 12:56

PRISHTINË – Një alarm i rremë për bombë është regjistruar mëngjesin e së martës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e menjëhershëm të qytetarëve.

Policia e Kosovës bëri të ditur se njoftimi për një mjet të dyshuar shpërthyes u mor rreth orës 08:00. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e rendit vendosën perimetrin e sigurisë, larguan qytetarët nga zona dhe angazhuan njësitë e specializuara për verifikimin e situatës.

Pas kontrolleve të detajuara në të gjithë hapësirën e stacionit, nuk u gjet asnjë mjet apo objekt i dyshimtë, duke konfirmuar se alarmi ishte i rremë. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që Stacioni i Autobusëve në Prishtinë përballet me kërcënime të tilla fiktive.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit