Transmetuar më 30-06-2026, 10:10

TIRANË – Një situatë e tensionuar po shoqëron nisjen e seancës plenare të kësaj të marte në Kuvendin e Shqipërisë. Dhjetëra protestues janë grumbulluar që në orët e para të mëngjesit përpara godinës së Parlamentit, përpara orës 10:00 kur ishte njoftuar edhe nisja zyrtare e punimeve.

Për shkak të situatës dhe për të shmangur përplasjet apo bllokimin në hyrje, deputetët e Partisë Socialiste kanë ndryshuar itinerarin e tyre të zakonshëm, duke mbërritur në mjediset e Kuvendit rreth 30 minuta përpara orarit të caktuar.

Jashtë godinës po dëgjohen thirrje të vazhdueshme të protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa situata mbetet nën monitorim. Forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë rrethuar perimetrin e institucionit për të garantuar mbarëvajtjen e seancës dhe për të parandaluar incidentet, ndërsa deputetët e tjerë po tentojnë të futen mes thirrjeve të tensionuara të turmës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit