

STADE, GJERMANI – Një sulm i armatosur i regjistruar në një qendër të kujdesit për fëmijë në Stade të Saksonisë së Poshtme ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe të paktën tre të tjerë të plagosur rëndë. Autoritetet vendase dyshojnë se motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një konflikt familjar për kujdestarinë e një foshnjeje tre-muajshe.
Sipas shefes së policisë së Lüneburgut, Kathrin Schwoll, autor i dyshuar i ngjarjes është një 45-vjeçar, shtetas turk i lindur në Gjermani, i cili është vënë në pranga. Ai kishte lënë një takim me stafin e qendrës për të diskutuar mbi kujdestarinë e vajzës së tij, e cila ishte larguar nga familja për shkak të problemeve të tij të sjelljes dhe ishte strehuar në këtë strukturë së bashku me nënën e saj 34-vjeçare. Nga sulmi, as foshnja dhe as nëna e saj nuk kanë pësuar lëndime.
Viktimat e këtij sulmi, katër gra dhe dy burra, ishin të gjithë punonjës të institucionit të kujdesit dhe të zyrës së mirëqenies sociale. Pesë prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa viktima e gjashtë humbi jetën më vonë në spital. Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e rritjes së numrit të viktimave, pasi disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Pas kryerjes së krimit, 45-vjeçari, i cili dyshohet se është anëtar i një bande të madhe familjare në Hanover, tentoi të arratisej me një automjet të drejtuar nga një grua 65-vjeçare. Policia arriti ta bllokonte makinën brenda një kohe të shkurtër, duke vënë në pranga të dy personat.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe autoritetet më të larta shtetërore. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke u shprehur thellësisht i tronditur nga ky akt i rëndë ku humbën jetën njerëz që mbronin dhe ndihmonin të tjerët, si dhe falënderoi forcat e policisë për ndërhyrjen e tyre të shpejtë.
Five people were killed in a shooting on Monday at a youth welfare facility in the northern German town of #Stade. Two people were arrested, including the suspected shooter, police said. pic.twitter.com/TFILfcjZd5
— ShanghaiEye🚀official (@ShanghaiEye) June 29, 2026
WATCH: Video shows the perpetrator being arrested after the deadly shooting in Stade, Germany; death toll rises to 6. pic.twitter.com/RwIY1e5Xmg
— Scope Report (@ScopeReport_) June 29, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






