Transmetuar më 30-06-2026, 08:52

TIRANË – Një incident zjarri është regjistruar gjatë orëve të natës në një prej godinave të kompleksit të banimit “Aura”, në zonën e Laprakës në Tiranë. Përveç dëmeve materiale, ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim të madh te banorët e zonës.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesët e tjera të kompleksit.

Ndërkohë, disa prej banorëve të pranishëm janë shprehur të shqetësuar për mediat, duke pretenduar se mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, çka sipas tyre ka favorizuar përhapjen e flakëve në momentet e para.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit apo vlerësimin e saktë të dëmeve materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit