

TIRANË – Dy tubime të njëpasnjëshme janë paralajmëruar të zhvillohen gjatë ditës së sotme në kryeqytet, në kuadër të aksionit opozitar dhe qytetar që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta e parë ka nisur në orën 10:00 përpara godinës së Parlamentit, në të njëjtën kohë me fillimin e seancës plenare, nën sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”. Ky organizim u njoftua mbrëmjen e së hënës nga drejtuesit e tubimeve të përnatshme.
Ndërkohë, organizatorët kanë bërë të ditur se një tjetër tubim do të pasoni në mbrëmje. Në orën 19:00, qytetarët do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të nisin një marshim drejt selisë së Kryeministrisë.
Nga ana e tyre, autoritetet e Policisë së Shtetit kanë hartuar një plan masash për garantimin e rendit publik, sigurinë e institucioneve dhe mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në akset kryesore ku do të shtrihen protestat.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






