

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Teksasit në SHBA, ku një 32-vjeçare me pesë fëmijë është vrarë në mënyrë brutale. Autoritetet kanë arrestuar tre të reja në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motivit.
Ngjarja ndodhi në qytetin Del Rio, pranë kufirit me Meksikën. Viktima, e identifikuar si Caroline Peña, dyshohet se u sulmua nga tre vajza të reja, të cilat më pas u larguan nga vendngjarja.
Sipas mediave amerikane, të arrestuara janë 19-vjeçarja Amaya Cookie Diaz, 21-vjeçarja Kitty Mia Diaz dhe 21-vjeçarja Kiandra Renee Faz. Të treja dyshohet se janë përfshirë në sulmin fatal dhe po mbahen në paraburgim me një garanci të lartë.
Pamjet e arrestimit të tyre kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku dy prej të dyshuarave shfaqen duke reaguar në mënyrë të pazakontë gjatë shoqërimit nga policia.
Sipas dëshmive të publikuara nga media lokale, viktima u sulmua papritur, ndërsa nuk kishte pasur më parë konflikte të njohura me të dyshuarat. Një mik i familjes ka deklaruar se 32-vjeçarja u përpoq të mbrohej gjatë sulmit.
Viktima ishte nënë e pesë fëmijëve, dy prej të cilëve me nevoja të veçanta, të moshës nga 3 deri në 17 vjeç.
Hetimet e autoriteteve amerikane vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe rolin e secilës prej të arrestuarave.
Two young Texas sisters and their friend were arrested after brutally hacking a mother of five to death. A 32-year-old mother in broad daylight on a busy street in Del Rio, Texas.
Kitty Mia Diaz (21), Amaya 'Cookie' Diaz (19), and Kyandra Renee Faz (21) are charged with murder.… pic.twitter.com/ObsX9CVINw
— Desiree (@DesireeAmerica4) June 28, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






