Transmetuar më 30-06-2026, 07:50

Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve për gjetjen e tij.

Sipas nënës së të miturit, ai është larguar nga banesa rreth orës 15:00 për të luajtur me shokët në zonën e 21 Dhjetorit, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Pas konstatimit të mungesës së tij, familjarët kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 të Policisë, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin e të miturit.

Në momentin e largimit, 9-vjeçari ishte i veshur me një kostum sportiv të zi, siç shihet edhe në fotografinë e shpërndarë nga familja.

Familja u bën apel qytetarëve që, nëse kanë parë të miturin ose kanë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit ose të kontaktojnë familjarët.

Autoritetet vijojnë kërkimet, ndërsa familja shpreson që 9-vjeçari të gjendet sa më shpejt dhe të rikthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit