

Shqipëria do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët gjatë orëve të paradites në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit meteorologjik, nga mesdita e në vijim pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat herë pas here do të jenë mesatare deri të dendura.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore priten shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike, ndërsa në Ultësirën Perëndimore, me përjashtim të vijës bregdetare, priten reshje të dobëta shiu.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Në detin Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





