

DURRËS – Një shtetas slloven është plagosur mbrëmjen e së dielës në zonën e Shkallnurit, në Durrës, pas një konflikti fizik me disa persona ende të paidentifikuar.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Dyshohet se shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, me shtetësi sllovene, i cili paraprakisht mendohet se jetonte në kushte endacake, është përfshirë në një konflikt me disa persona, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka marrë plagë të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Policia bën të ditur se materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për vijimin e hetimeve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






