

TIRANË – Ka përfunduar pjesa e fjalimeve të qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë tubimit të mbajtur në sheshin përballë Kryeministrisë, dhjetëra qytetarë kanë marrë fjalën nga podiumi i vendosur nga organizatorët, duke shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre.
Në protestë janë bashkuar edhe pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia, të cilët kanë ndjekur nga afër zhvillimet dhe pjesën e fjalimeve.
Pas mbylljes së adresimeve publike, protestuesit kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se tubimi do të zhvendoset nesër përpara godinës së Parlamentit në orën 10:00 të paradites.
Sipas tyre, protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në përmbushjen e kërkesave të shpallura nga lëvizja qytetare.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






