Transmetuar më 29-06-2026, 21:19

TIRANË – Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg iu drejtua protestuesve në Tiranë, duke theksuar se kërkesat e tyre përfaqësojnë vlera evropiane dhe duhet të merren seriozisht nga institucionet shqiptare.

Gjatë fjalës së saj, Strolenberg u shpreh se qytetarët po protestojnë për çështje që lidhen drejtpërdrejt me standardet e Bashkimit Evropian, si mbrojtja e natyrës, lufta kundër korrupsionit, transparenca dhe forcimi i demokracisë.

Ajo theksoi gjithashtu se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkon, sipas saj, dëgjim dhe reagim ndaj kërkesave të qytetarëve.

“Jam këtu për t’ju mbështetur. Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca dhe demokracia. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, Edi Rama duhet të dëgjojë qytetarët”, deklaroi Strolenberg.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit, ajo shtoi: “Edi Rama, a po na dëgjon? Kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën”.

Deklaratat e eurodeputetes u pritën me reagime nga protestuesit, në një tubim ku morën pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët po ndjekin nga afër zhvillimet politike në vend.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit