

KUPA E BOTËS – Brazili ka siguruar kualifikimin në fazën pasuese të Botërorit pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Japonisë, në një ndeshje të vlefshme për 1/16-at.
Japonezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 29-të me golin e Sanos, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi dhe duke shtuar presionin mbi skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Në pjesën e dytë, Brazili reagoi fuqishëm dhe arriti të përmbysë rezultatin. Fillimisht, Casemiro vendosi baraspeshën, duke rikthyer “Seleçaon” në lojë dhe duke ndryshuar ritmin e takimit.
Në minutat e fundit të sfidës, ishte Gabriel Martinelli që realizoi golin e fitores, duke i dhënë Brazilit një kualifikim të vuajtur, por vendimtar.
Pas këtij triumfi, Brazili kalon në fazën tjetër të kompeticionit, ku do të përballet me fituesin e çiftit Bregu i Fildishtë – Norvegji.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






