

TIRANË – Një incident është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet, pasi rojet e Universitetit Politeknik hoqën një banderolë të vendosur nga studentët në fasadën e godinës.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, ndërhyrja për heqjen e banderolës shkaktoi reagimin e një grupi protestuesish, të cilët u drejtuan me shpejtësi drejt universitetit.
Protestuesit hynë në ambientet dhe shkallët e Universitetit Politeknik, me synimin për të rimarrë banderolën e hequr. Situata krijoi momente tensioni, ndërsa në zonë ishin të pranishme forcat e sigurisë dhe organizatorët e protestës.
Deri më tani nuk raportohet për incidente të rënda apo persona të lënduar, ndërsa mbetet e paqartë nëse banderola është rikthyer apo nëse do të ketë reagim zyrtar nga drejtuesit e universitetit lidhur me ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






