Transmetuar më 29-06-2026, 20:10

KUPA E BOTËS – Japonia ka befasuar Brazilin në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për fazën e 1/32-ave të Kupës së Botës, duke shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0.

Golin e vetëm të 45 minutave të para e realizoi Sano në minutën e 29-të, pas një aksioni individual të shkëlqyer. Mesfushori japonez kaloi mbrojtësit kundërshtarë dhe me një goditje të saktë nga jashtë zonës mposhti portierin Alisson Becker, duke i dhënë epërsinë ekipit të drejtuar nga Hajime Moriyasu.

Brazili, i drejtuar nga Carlo Ancelotti, krijoi disa raste të mira për shënim, por u përball me paraqitjen e shkëlqyer të portierit Zion Suzuki.

Në minutën e 14-të, Matheus Cunha provoi me një goditje nga distanca, por Suzuki reagoi në kohë. Më pas, në minutën e 34-t, Vinícius Júnior tentoi të barazonte, por portieri japonez ishte sërish vendimtar. Edhe një tjetër goditje e Cunhës në minutën e 38-të u neutralizua pa vështirësi nga gardiani i Japonisë.

Pas katër minutave shtesë, arbitri mbylli pjesën e parë me rezultatin Brazil 0-1 Japoni, ndërsa japonezët shkuan në dhomat e zhveshjes me një avantazh të merituar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit