

TIRANË – Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi "Skënderbej" drejt godinës së Kryeministrisë, nën thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Shqipëri e re".
Protestuesit po lëvizin përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ndërsa kërkesa kryesore e tubimit mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i klasës aktuale politike.
Sipas organizatorëve, protesta e kësaj të diele shënon ditën e 30-të radhazi të mobilizimit qytetar. Ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke u bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen tubimeve.
Në protestën e sotme pritet të marrin pjesë edhe disa eurodeputetë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të ndjekur nga afër zhvillimet politike dhe situatën në vend.
Organizatorët e cilësojnë këtë marshim si pjesë të një lëvizjeje qytetare që synon ndryshime politike, ndërsa theksojnë se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore deri në arritjen e objektivave të shpallura.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






