

VENEZUELË – Një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë pasi qëndroi i bllokuar për 106 orë nën rrënoja, në një operacion kompleks që përfshiu ekipet e kërkim-shpëtimit nga Venezuela, Meksika dhe El Salvadori.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, i cili njoftoi se i riu u gjet i gjallë në qytetin Karaballeda, pas një operacioni që u përball me vështirësi të shumta.
Menjëherë pas nxjerrjes nga rrënojat, 21-vjeçari u transportua në një qendër spitalore për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Bukele theksoi se ekipet e shpëtimit do të vijojnë operacionet në zonë, me shpresën për të gjetur edhe persona të tjerë të mbijetuar.
Sipas mediave ndërkombëtare, zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se operacioni i shpëtimit zgjati 43 orë, ndërsa i riu kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja për plot 106 orë, duke e bërë shpëtimin e tij një rast të rrallë mbijetese.
After hours of coordinated rescue efforts, 21-year-old Aaron Levi Cantillo Vargas was pulled alive from the earthquake rubble. Rescue teams from Venezuela, Mexico, and El Salvador worked to save him, and he is now receiving specialized medical care. pic.twitter.com/afMuIydXGe
— Breaking911 (@Breaking911) June 29, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






