Transmetuar më 29-06-2026, 17:56

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj 31 personave, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së dielës përpara Kryeministrisë, e cila shënoi ditën e 29-të të tubimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, të proceduarit dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në njoftim thuhet se:

“Strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.”

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi masat që do të ndërmerren ndaj të proceduarve, ndërsa hetimet lidhur me protestën vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit