

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në segmentin rrugor.
Aksi Fier–Levan mbetet një nga segmentet më problematike sa i përket aksidenteve rrugore, veçanërisht gjatë sezonit veror kur edhe fluksi i automjeteve është më i lartë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






