Transmetuar më 29-06-2026, 16:38

Ilir Meta ka bërë ndryshime në ekipin e tij të mbrojtjes ligjore, duke larguar nga përfaqësimi avokatin Kujtim Cakrani, ndërsa ende nuk ka bërë publik emrin e avokatit që do ta zëvendësojë në proceset gjyqësore.

Sipas burimeve pranë paraburgimit 313, ditët e fundit Meta është vizituar nga avokati Bujar Musta, i cili është paraqitur disa herë në ambientet e paraburgimit për takime me të.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se avokati Musta ka paraqitur edhe një prokurë përfaqësimi në emër të Metës, por ende nuk është e qartë nëse ai do të jetë pjesë e mbrojtjes në gjykimin e themelit apo do të përfaqësojë ish-presidentin në procese të tjera ligjore, përfshirë edhe në instanca ndërkombëtare.

Emërimi i mundshëm i tij pritet të sqarohet në seancën e radhës në GJKKO, e cila është caktuar më 9 korrik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit