Transmetuar më 29-06-2026, 16:20

Po rregullonte ndriçimin në banesën e vjehrrit, humb jetën pasi u godit nga rryma elektrike

Mirditë – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Përlat i Epërm, në Mirditë, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë punës për riparimin e një defekti.

Viktima është identifikuar si Xhevalin Markola, banues në Durrës. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte shkuar në banesën e vjehrrit për të rregulluar një problem me ndriçimin.

Gjatë ndërhyrjes, 45-vjeçari dyshohet se është ngjitur në një shtyllë elektrike pranë banesës për të riparuar linjën, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke pësuar dëmtime fatale.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, Markola nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit