

Një plagosje me armë zjarri është raportuar këtë të hënë në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Brian Syzo, i cili është qëlluar në këmbë.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Brian Syzo është një emër i njohur për strukturat e policisë. Ai rezulton të ketë precedentë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si edhe është përfshirë disa herë në konflikte të ndodhura në qytetin e Pogradecit.
Rrethanat e plagosjes dhe autorët e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.





Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






