

TIRANË – Kejsi Borri ka komentuar në një intervistë për “She’s On Air” në Top Albania Radio marrëdhënien mes vëllait të saj Mateo dhe Brikena Selmanit, duke folur për ndarjen dhe mundësinë e pajtimit mes tyre.
Ajo u shpreh se periudha e shkëputjes ka ndikuar te Mateo, pasi dyshja kishte jetuar për disa muaj bashkë dhe kishte ndarë një marrëdhënie të afërt. Sipas saj, ndarjet janë të vështira për të gjithë dhe kërkojnë kohë për t’u tejkaluar.
“Për asnjërin nuk është e lehtë ndarja… kërkon kohë që të kthehesh në normalitet,” tha ajo, duke shtuar se ka qenë pranë vëllait gjatë kësaj periudhe.
E pyetur nëse ka ndërhyrë në marrëdhënien e tyre apo i ka dhënë këshilla, Kejsi u shpreh se ka preferuar të mos përfshihet në çështjet e zemrës.
“Secili zgjedh atë që ndjen… nuk mendoj se më takon të ndërhyj,” tha ajo.
Sa i përket mundësisë së pajtimit, ajo la të kuptohet se nuk e ka parë kurrë ndarjen si përfundimtare, duke theksuar se mes tyre ka pasur gjithmonë ndjenja dhe se ka besuar në një rikthim të mundshëm.
“Unë nuk e kam përjetuar si një ndarje… ka pasur gjithmonë dashuri mes tyre,” u shpreh ajo.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






