Transmetuar më 29-06-2026, 12:50

GERMANI – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën një e re shqiptare me origjinë nga fshati Damanek i Malishevës, Kosovë.

Viktima është identifikuar si Rina Krasniqi, ndërsa lajmi është bërë publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare të fshatit Damanek.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit, ndërsa autoritetet gjermane nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

Hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit vijojnë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të publikohen më shumë informacione lidhur me shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes tragjike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit