Transmetuar më 29-06-2026, 12:41

TIRANË – Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit dhe me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe një pjese të kabinetit qeveritar.

Sipas raportimeve, mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pas përfundimit të saj pjesëmarrësit janë shpërndarë, përfshirë edhe kryeministrin Rama.

Gjatë takimit, fokusi i diskutimeve ka qenë axhenda e dy seancave plenare që pritet të mbahen këtë javë në Kuvend.

Seanca e parë, që do të zhvillohet nesër, pritet t’i kushtohet kryesisht raporteve të institucioneve të pavarura, ndërsa seanca e së enjtes do të ketë në rend dite projektligje të ndryshme.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu edhe për rritjen e angazhimit të deputetëve në rrjetet sociale, si pjesë e komunikimit publik të grupit parlamentar.

Ndërkohë, deri në përfundim të sesionit parlamentar në muajin korrik, kanë mbetur edhe katër seanca plenare. Me interes të veçantë pritet zhvillimi i debatit për reformën territoriale, për të cilën është ngritur një komision i posaçëm parlamentar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit