Transmetuar më 29-06-2026, 12:22

TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për, sipas tij, “standard të dyfishtë” në trajtimin e çështjeve penale që lidhen me zyrtarë të lartë.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi iu referua hetimeve që përfshijnë ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke kërkuar që SPAK t’i drejtohet menjëherë Kuvendit për marrjen e masave ndaj saj.

“SPAK duhet t’i drejtohet pa vonesë Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, siç ka vepruar më parë në raste të ngjashme,” u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se ndryshimi i qasjes së Prokurorisë së Posaçme në kohë të ndryshme ngre pikëpyetje për trajtimin e barabartë të rasteve dhe për zbatimin e ligjit.

“Ligji është i njëjtë në çdo kohë dhe duhet të zbatohet njësoj, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikim politik,” deklaroi ai.

Bardhi kërkoi gjithashtu që SPAK të veprojë pa vonesa në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se çdo zvarritje dëmton besimin e publikut te institucionet e drejtësisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit