Transmetuar më 29-06-2026, 11:41

TIRANË – Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor për çështjen e vrasjes së Martin Canit, duke urdhëruar kryerjen e një vlerësimi psikologjik për të përfshirët në dosje.

Sipas vendimit, do të hartohet një raport psikologjik për Mario Përlleshaj, i dyshuar si autor i ngjarjes, si edhe për të miturin e plagosur, Luis Mecja.

Gjykata ka caktuar dy psikologe të cilat do të zhvillojnë takime dhe vlerësime me të miturit e përfshirë, me qëllim analizimin e gjendjes së tyre psikologjike dhe rrethanave që lidhen me ngjarjen.

Ky vendim vjen si pjesë e rivlerësimit të çështjes dhe synon të sqarojë më tej elementët që lidhen me përgjegjësinë penale dhe gjendjen mendore të të përfshirëve.

Seanca e radhës është caktuar për 1 korrik, ku pritet të paraqiten rezultatet e ekspertizës dhe të vijojë shqyrtimi gjyqësor.

Kujtojmë se më herët, autori i dyshuar është dënuar me 16 vite burg.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit