Transmetuar më 29-06-2026, 10:57

TIRANË – Partia Socialiste (PS) ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e përjavshme të grupit të saj parlamentar, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Në takimin e zhvilluar me deputetët socialistë është parë edhe pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama, i cili i është bashkuar mbledhjes së grupit parlamentar.

Rama ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku po zhvillohej takimi i zakonshëm javor i grupit parlamentar socialist.

Mbledhja e PS-së vjen në kuadër të koordinimit të punës parlamentare dhe axhendës politike të shumicës qeverisëse, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura detaje mbi diskutimet konkrete të zhvilluara në takim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit