

GREQI – Një ceremoni pagëzimi në qytetin e Volosit u shndërrua në momente paniku, pasi një foshnjë 10-muajshe humbi ndjenjat gjatë shërbesës fetare.
Sipas mediave greke, foshnja kishte qarë gjatë gjithë ceremonisë, por në një moment pushoi së reaguari, ndërsa ndodhej në krahët e priftit dhe ishte vendosur në vaskën e pagëzimit.
Nëna e fëmijës e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte, kërkoi që foshnja të nxirrej nga uji dhe u përpoq ta kthente në vetëdije, ndërsa të pranishmit u përfshinë nga paniku.
Në vendngjarje mbërriti një ambulancë, ndërsa ekipet e urgjencës i dhanë ndihmën e parë foshnjës. Pas ndërhyrjes mjekësore, fëmija reagoi dhe gjendja e tij u stabilizua, pa qenë e nevojshme të shtrohej në spital.
Ceremonia e pagëzimit u përfundua pak më vonë në prani të personelit shëndetësor.
Ngjarja mori një ngarkesë të veçantë emocionale, pasi foshnja u pagëzua me emrin e babait të saj, i cili kishte ndërruar jetë kur nëna ishte katër muajshe shtatzënë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






