Transmetuar më 29-06-2026, 07:53

Tiranë, 29 qershor – Në Tiranë pritet të zhvillohet këtë të diel protesta e 30-të kundër qeverisë, duke shënuar një muaj nga nisja e tubimeve të njëpasnjëshme të organizuara nga qytetarë dhe grupe organizatore.

Sipas organizatorëve, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin "Skënderbej", ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, t’i bashkohen protestës.

Sipas deklaratave të tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, deri në realizimin e kësaj kërkese.

Autoritetet pritet të marrin masa për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit, ndërsa deri tani nuk janë raportuar ndryshime në itinerarin e protestës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit