

Tiranë, 29 qershor – Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë kësaj të hëne, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit meteorologjik, deri në orët e mesditës moti do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet të ketë kalime të pakta vranësirash, pa ndikuar në stabilitetin e kushteve atmosferike.
Pas orëve të pasdites, kthjellimet do të dominojnë sërish në të gjithë territorin, duke garantuar një mbrëmje me mot të qëndrueshëm.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta, duke e karakterizuar ditën si tipike verore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






