

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së radhës kundër qeverisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë lëvizjes së tyre, pjesëmarrësit kanë ndezur blicat e celularëve dhe kanë vijuar thirrjet në kor, duke shprehur revoltën e tyre.
Në një moment të protestës, ata kanë ironizuar deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, me thirrjen: “Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot”, duke e kthyer situatën në një moment simbolik të tubimit.
Marshimi ka vijuar në disa rrugë të kryeqytetit mes pranisë së qytetarëve pjesëmarrës në protestë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






