Transmetuar më 28-06-2026, 21:20

TIRANË- Një protestues e ka cilësuar presidentin e Shqipërisë si ‘qesharak’ pasi zgjodhi të heshtë ndaj protestës.

Sipas tij, Presidenti ka frikë nga vota e lirë dhe nga njerëzit në protestë. Protestuesi u shpreh se, duhet t’i konfiskohet pasuria e politikanëve.

“Presidenti jonë është qesharak. U zgjodh që të mos dilte asnjëherë dhe të mos fliste për asgjë. Por me flasim vetë. Kemi folur dhe do të flasim vetë, s’kemi nevojë për të. Edi Rama ti po kërkon të ndërtosh narrativë të re, përdore fenë, ne jemi shembull, ne jo ju. Kërkove algoritmin dhe ai të ka rënë.

Ti ke frikë nga vota e lirë dhe këta njerëz. Këta mendonin se këtu mund të vidhet, plaçkitet dhe se këtu ekzistojnë njerëz pa deputet, më thoni një deputet që është zgjedhur nga vota e popullit dhe të kërkojë falje, kush ka kërkuar falje? Kush ka kërkuar falje për emigracionin masiv, këta premtojnë Evropën, por nuk ka vendosur minimum jetik. Bujqësia është për tokë, përse? Sepse ku gjithmonë keni sabotuar këtë popull. Sot sillesh si pronar, partie bashkie e qeverie, duam konfiskim pasurive të politikanëve të korruptuar.", u shpreh ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit