

Spanjë – Një aksident i rëndë është regjistruar në Barcelonë, ku dy persona kanë humbur jetën pasi një shofer, që po përpiqej t’i shpëtonte policisë, u përplas me një automjet tjetër.
Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i mjetit po largohej me shpejtësi për t’iu shmangur ndjekjes nga policia, kur humbi kontrollin dhe u përplas me një makinë tjetër.
Si pasojë e përplasjes, dy persona humbën jetën, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë e përfshira në ngjarje.
Policia vijon veprimet hetimore, ndërsa pritet të publikohen më shumë detaje mbi identitetin e viktimave dhe dinamikën e aksidentit.
🇪🇸 | Dos muertos en un choque en Barcelona provocado por un conductor magrebí, en un coche de matrícula francesa, que huía de la policía catalana. pic.twitter.com/UtaKugwzvM
— ʜᴇʀQʟᴇs (@herqles_es) June 28, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






