

Tropojë – Një turiste nga Zelanda e Re ka përjetuar një incident të rëndë gjatë një shëtitjeje në Alpet Shqiptare, pasi është kafshuar nga një nepërkë me bri në zonën e Valbonës.
Sipas rrëfimit të saj, ngjarja ndodhi gjatë ecjes në një shteg malor, ku pas kafshimit ajo njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës 112 dhe tentoi të ndihmojë ekipet e shpëtimit duke dërguar vendndodhjen e saktë përmes aplikacioneve të telefonit.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sinjalit, lokalizimi i saj u vështirësua, por ndërhyrja e koordinuar mes autoriteteve dhe një bujtine lokale ndihmoi në orientimin e ekipeve drejt vendit ku ndodhej.
Turistja mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua për trajtim mjekësor. Ajo ka falënderuar ekipet e shpëtimit dhe ka ndarë përvojën e saj në rrjete sociale, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve të emergjencës për turistët në zona malore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






