

SHBA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Brockton, në shtetin Massachusetts, ku të shtëna me armë zjarri kanë lënë të plagosur katër persona.
Sipas autoriteteve, incidenti ka ndodhur pak para mesnatës, në një moment kur shumë tifozë ishin mbledhur në rrugë për të festuar përfundimin e një ndeshjeje të Kupës së Botës të zhvilluar në stadiumin “Gillette” në Foxborough.
Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe gjeti katër persona me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar motivet e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka të arrestuar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






